Alarmi për shëndetin mendor, në 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit

Një në katër persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetit ngrejnë alarmin se në vitin 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë ato kardiovaskulare.

Mjekët në Shqipëri thonë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është rritur.

Arjana Reli: E gjithë bota vuan nga problemet që nisin nga ankthi deri tek sëmundjet e vërteta, aq më tepër shoqëria jonë që ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

Ogerta Manastirliu: Të gjithë ata persona që kanë probleme, trajtohen për probleme të shëndetit mendor, duhet të mos trajtohen nëpër spitale por të kenë mundësi të trajtohen pranë familjeve të tyre dhe të ndiqen nga qendrat komunitare ditore të shëndetit mendor

Çrregullimet psikologjike kanë një ndikim shkatërrues në cilësinë e jetës me pasoja serioze në nivel personal, emocional, familjar dhe social.

Në këtë ditë qytetarët këshillohen të konsultohen me profesioniste të shëndetit mendor nëse vërejnë probleme, pasi mos trajtimi i tyre në kohë mund të çojë në akte ekstreme si vetëvrasja apo vrasja.

Mjafton të kujtojmë këtu masakrën e Selenicës në gusht të këtij viti, ku një i ri me çrregullime të shëndetit mendor u mori jetën 8 personave apo edhe tragjedinë e Palasës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...