Sytë janë dhe tipari që merr më shumë vëmendje në portretin tonë. Edhe nëse kemi ngjyrën më të veçantë të syve në botë serish mund të dëshirojmë që të shikojmë veten me një ngjyrë tjetër sysh.

Ndodh që personat që kanë sytë me ngjyrë në situate të ndryshme ne mund të vëmë re se atyre ju ndryshon ngjyra e syve. Shumë pak prej nesh e dinë se ka një numër të madh faktorësh (përfshi ushqimin dhe emocionet) që ndikojnë tek ndryshimi i ngjyrës tanë të syve.

Më poshtë do të lexoni disa nga shkaqet që ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së syve;

Si ndikon humori tek ato?
Emocionet e bukura janë shok për trupin e njeriut. Kur jemi të lumtur, rrahjet tona të zemrës ndryshojnë, frymëmarrja bëhet më e shpejtë dhe ngjyra e irisit të syve ndryshon. Ndonjëherë bëhet më e dukshme, herë të tjera hapet.

Melanina dhe mosha
Nëse një bebush lind me sy blu, mund t’ju surprizojë më vonë. Sekreti i syve blu, që zakonisht quhet ‘efekti i qiellit’ është në fakt mungesa e melaninës në iris që zbeh ngjyrat. Kjo ngjyrë tek bebushat 3-18 muajsh mund të bëhet edhe më e fortë ose të ndryshojë plotësisht.

Ushqimet e gjalla dhe detoksifikimi
Ekziston një teori në mjekësinë alternative që thotë se ngjyra e irisit është e lidhur me organet e tjera. Thuhet gjithashtu se një pjesë e mirë e syrit është e lidhur me shëndetin e trurin dhe varet prej saj. Gjithashtu dieta e pasur me fruta dhe perime mund t’ua ndryshojë ngjyrën.

Grimi dhe rrobat
Femrat kanë shkopin magjik për të ndryshuar ngjyrën e syve të tyre apo për t’i bërë më të dukshme. Produktet e grimit, ngjyra e flokëve, rrobat dhe aksesorët zmadhojnë irisin e syve dhe e bëjnë më të shndritshëm.

Drita e diellit dhe vendi i lindjes
Sytë kafe janë ato që gjenden më shumë në Tokë, rreth 70% e popullsisë është me sy kafe dhe gjenden në çdo vend të botës. Njerëzit me sy të kaltër gjenden më shumë në Evropën veriore, Estoni, Danimarkë, Finlandë dhe ndonjëherë mes njerëzve që jetojnë në Lindjen e Mesme. Vetëm 2% e njerëzve në planet kanë sy të gjelbër! Kryesisht në Spanjë, Irlandë, Rusi ose Brazil. Ngjyra më e rrallë e syve është e verdha, që vjen si rezultat i syve që kanë pigment lipokromi.