Astrit Prençi, shembulli i futbollistit me grintë për të cilin ka nevojë sot Vllaznia (Foto- Galeri)

Historia e Vllaznisë është shkruar prej shumë e shumë sportistësh të cilët kanë lënë gjurmë në të.

Nëse sot flasim për “lojtarë pa gjak”, në fakt na kujtohet një futbollist që “linte shpirtin në fushë”.

Bëhet fjalë për ish- kapitenin e saj të viteve ’90, mbrojtësin Astrit Prençi. Sot ai është trajner i ekipit U-15 të Vllaznisë dhe njëkohësisht i kombëtares Rajonale të kësaj grupmoshe.

Mundohet të injektojë tek futbollistët e tij të njëjtin karakter dhe shpirt gare. Kuptohet që do të jetë e vështirë të gjendet një “Prenç” i dytë por gjithsesi, ata që e kanë parë në fushën e lojës, ende e kujtojnë edhe sot mënyrën si ai luante në fushë.

Po kush është Astrit Prençi? Ka nisur të luajë herët me Vllazninë dhe kulmin e sukseseve e ka me shpalljen kampion i Shqipërisë në vitet 1992 dhe 1998 me këtë skuadër.

Më poshtë ndërkohë, po ju shpalosim disa foto të karrierës së tij si sportist e si trajner: (SHKODRA SPORT)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...