Bashkia e Shkodrës vazhdon shtimin e hapësirave të gjelbra.8000 metër katror është sipërfaqja e gjelbër që do të përfitojë qyteti i Shkodrës në përfundim të ndërhyrjes në Zonën Industriale 1.

Bëhet fjalë për një rrugë ku përveç shkollës “Arben Broci” janë përqendruar shumë bisnese të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shkodrës.

Aktualisht po operohet me pastrimin e sistemimin e sipërfaqes, largimin e mbetjeve të ndryshme dhe interteve, për të vijuar me mbjelljen e shkurreve dhe pemëve dekorative.

Më pas, do të vazhdohet me drenazhimin e sipërfaqes dhe mbjelljen e barit. Faza e fundit do të jetë vendosja e stolave për të qënë një ambjent sa më i frekuentuar nga qytetarët.