Një çift të moshuarish në fshatin Qyrkan në Cërrik jetojnë në terr, pasi nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike dhe për pasojë, OSHEE u ka ndërprerë lidhjen.

66-vjecari Xhevit Qafa thotë se është mbifaturuar nga OSHEE, ndaj borxhi që i detyrohet është i madh dhe ai nuk mund ta shlyej dot. Ai qan me dënesë, pasi i frikësohet një rikthimi në burg.

Ai bashkë me gruan e sëmurë, jetojnë në një ndërtesë, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Xhaviti thotë se ka bërë burg pasi ka rilidhur energjinë elektrike sa për të parë, ndërsa cështja në ngarkim të tij ende nuk është mbyllur.

Ai i lutet shtetit që të mos e dënojnë për një dritë, për të cilën banesa e tij e zymtë ka aq shumë nevojë.

‘I thashë që unë jam në pikë të hallit. Nuk kam çfarë të bëj më. Kam vënë dritë sa për të ngrënë bukë’- ka thënë Xhevit Qafa.