HIPOTEKA NË KAOS, VONESA TË PAFUNDME PËR DOSJET

Arrestimi i ish drejtorit të hipotekës Zamir Leka por edhe shkarkimi nga detyra i 4-5 punonjësve të tjerë në atë institucion bashkë me ndryshime të mëparshme në staf kanë krijuar një situatë kaotike atje.

Tashmë është kthyer në modë ardhja e drejtorëve të komanduar. Pas arrestimit të ish-drejtorit Zamir Leka i cili është nën hetim për disa raste korruptive ku në fund do jetë gjykata ajo që do vendos, u komandua si drejtor Gjokë Jaku, me detyrë edhe zëvendës drejtor i përgjithshëm.

Jaku përveç ngarkesës që ka drejtorinë e përgjithshme i duhet që të merret edhe me drejtorinë e hipotekës në Shkodër. Kjo ngarkesë pune, të qenurit thjeshtë i komanduar, pra pa përgjegjësi direkte dhe shkarkimi i një sërë punonjësish kanë krijuar kaos dhe vonesa të shumta në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve në hipotekën e Shkodrës.

Në vend që pas arrestimit dhe nisjes së hetimeve situata në hipotekën e Shkodrës të përmirësohej sipas qytetarëve që shkojnë çdo ditë për të marrë shërbime atje është përkeqësuar.

Hipoteka e Shkodrës mbetet institucioni më problematik i cili asnjëherë nuk po gjen zgjidhje ashtu siç duhet për t’i dhënë shërbimin e kërkuar qytetarëve dhe për të zgjidhur njëherë e mirë problematikat e pafundme që janë aty.

Me qindra dosje janë nën pluhurin e harresës ashtu siç për shumë dosje të tjera nuk jepet zgjidhja. Përceptimi për rastet e korrupsionit dhe ryshfetit në hipotekën e Shkodrës vazhdon të mbetet i njëjtë nga qytetarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...