Andi Lila: Në kombëtare nuk ka kapiten, jemi të barabartë

Në konferencën për shtyp të zhvilluar sot, përveç trajneri Krisitan Panuçi ishte dhe lojtari Andi Lila. Lojtari kavajas është një nga më të vjetërit në ekipin Kombëtar dhe në ndeshjen e nesërme do të ketë shiritin e kapitenit.

“Të them të drejtën, jam që në 2007 me kombëtaren dhe do ta filloj më përpara se gjithmonë kur vjen ftesa për kombëtaren, nuk më zë gjumi një natë përpara. Ftesa është një gjë shumë e bukur dhe më bën shumë krenar. Kjo ftesë që mora është njësoj si ajo që mora 11 vite me herët dhe më ka emocionuar shumë.

Gjithmonë jap më të mirën për kombin tim dhe jam shumë krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim”, tha fillimisht Lila. Në vijim Andi Lila foli dhe për ndeshjen me Izraelin, ndjesinë e marrjes së shiritit të kapitenit dhe afrimi i lojtarëve të rinj.

“Të jem i sinqertë, forca e ekipit tonë është grupi. Nëse ne luajmë kompakt si grup, ndeshja në Izrael do të jetë e suksesshme, njëjtë si ajo herën e kaluar, ku fituam me rezultat shumë të mirë. Nëse ne luajmë me shpirtin që na karakterizon si ekip, si shqiptar që jemi do të bëjmë më mirën. Përpara kemi Jordaninë dhe përqendrimi jonë për momentin është kundër tyre. Më pas do të shohim Izraelin.

Synojmë rezultat të mirë kundër tyre dhe shpresojmë të ecim përpara. Kam shumë respekt për të gjithë kapitenët paraardhës, kam marrë shumë ndihmë nga ata. Por në kombëtare, nuk ka kapiten, të gjithë janë të barabartë. Si kapiten e si jo, të gjithë bëjmë maksimumin. Të gjithë duhet të tregojmë veten në ndeshjet e radhës.

Çdo lojtar i ri që vjen, nuk ndjen asnjë presion. Ne jemi të gjithë shqiptar dhe mundohemi t’i ndihmojnë. Nuk ka diferenca në kombëtare dhe jemi të gjithë për njëri-tjetrin. Shqipëria ka shumë kualitete dhe jam shumë krenar për skuadrën që kemi” përfundoi Andi Lila.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...