93-vjeçari që pajton gjaqet

Avdi Rexha është një 93-vjeçar nga Bujani i Tropojës. Mosha e ka detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai vijon misionin e tij të nisur 25 vite më parë: të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

“Jam aktivizuar me misionin mbarëkombëtar të pajtimeve qysh në 1993. E kemi larguar njërën palë, i kemi distancuar që të mos takohen përditë, mos ta shohin në sy njëri-tjetrin, se fillojnë ngacmimet.

I ka favorizuar ky largim, kanë kërkuar të largohen nga kjo fatkeqësi, i kemi udhëzuar duke u bërë edhe letrat”, tregon Rexha.

Ndryshe nga Shkodra apo Dukagjini, në rrethin e Tropojës gratë dhe fëmijët nuk janë ngujuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit zbatohet me përpikmëri dhe gratë e fëmijët nuk preken.

“Të ngujuar nuk kemi, me hakmarrje janë me qindra, por të ngujuar nuk kemi.

As fëmija nuk ka ngelur pa shkuar në shkollë nga frika e hakmarrjes, sepse është vetë populli që nuk e ul veten tek femra dhe tek fëmija. Këto gjëra janë të ulta dhe rrethi i Tropojës e ka mbrojtur këtë kriter burrëror”, shprehet 93-vjeçari.

Mosha për Avdiun nuk është pengesë. Janë ende me dhjetra familje për t’u pajtuar në vendin e tij, por pa ndihmën e shtetit e ka mjaft të vështirë: “Ndihma është shumë e vogël apo për të thënë fare nga pushteti.

Shteti të ndihmon, ne na jep mundësinë, na udhëzon, na ndihmon me naftë, por nuk ka ndërhyrë shteti në këtë drejtim. Ka qenë Kanuni më i fortë se ligji, por sot është ligji”.

Pas vitit 1990, Tropoja ka humbur me qindra të rinj e të moshuar për shkak të hakmarrjes. Fenomeni është aq i fortë sa ligji nuk arrin ta mposhtë Kanunin.

Shumë shtëpi janë mbyllur prej vitesh për t’i shpëtuar hakmarrjes, e cila në këto male lihet trashëgimi mes brezave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...