Zhunior bën golat tek Vllaznia, por lojtari më në formë tek Vllaznia është një tjetër

Katër gola në pesë ndeshje kampionat dhe braziliani Zhunior udhëheq Vllazninë drejt Superligës. Lojtari i ardhur këtë sezon tek kuqeblutë po rezulton shumë efikas megjithatë një tjetër futbollist është lojtari më në formë i kësaj skuadre.

Bëhet fjalë për Erdenis Gurishtën. Ndoshta fillimisht trajneri Lika nuk e kishte menduar titullar pas ardhjeve të merkatos së verës, por hyri në formacion si rrjedhojë e mungesave që kishte ekipi. Dhe ai jo vetëm që nuk ka dalë më prej tij, por është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm.

Aq sa atë e sheh duke luajtur në shumë pozicione. E ka filluar këtë kampionat duke luajtur si qendërmbrojtës përkrah rumunit Ignat, kaloi si mbrojtës i djathtë kur u dëmtua Gocaj, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Veleçikut ka provuar tre pozicione brenda 90 minutave.

E nisi si mbrojtës i djathtë, kaloi më pas si mesfushor në këtë krah ndërsa në pjesën e dytë u bë edhe mbrojtës i majtë. Kudo ku po luan, po e justifikon mjaft mirë besimin e trajnerit dhe prandaj është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm të skuadrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...