“COLOURS OF ALBANIA”, NDEZ ME NGJYRA KALANË ROZAFA

“Colours Of Albania”, konkursi i fotografisë i organizuar nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Europën mbushi kalanë Rozafa plot me ngjyra dhe imazhet nga vendet më të bukura të Shqipërisë të fotografuara nga mijëra shqiptar dhe të huaj që morën pjesë.

Ky aktivitet përkon edhe me vitin e trashëgimisë kulturore të Europës ndaj ministri i jashtëm Ditmir Bushati iu referua përfaqësues së lartë të BE Federica Mogherini… Daljen e parë publike ambasadori i ri i BE në Shqipëri Luigi Soreca zgjodhi që ta bëjë pikërisht në Shkodër, mbi kalanë Rozafa në mbyllje të “Colours of Albania”

“Unë jam në Shqipëri vetëm prej tri javësh dhe jam një mik i juaji sepse jam përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave në 2010-ën. Unë e njoh Shqipërinë, e njoh fuqinë e shqiptarëve dhe unë e dashuroj kulturën e Shqipërisë ndaj jam i lumtur që jam këtu. Është dalja ime e parë në një aktivitet publik të rëndësishëm dhe “Colours of Albania” ka arritur një sukses të mrekullueshëm dhe që nga 2015-ta Bashkimi Europian e mbështet. Ne jemi të lumtur që jemi këtu për të parë rezultatet.

Trashëgëmia kulturore për këtë vit është shumë e rëndësishme, është një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes dhe gjithashtu tregon kulturat e ndryshme të cilat janë baza e Bashkimit Europian por gjithashtu edhe për këtë vend të mrekullueshëm. Bashkimi Europian do vazhdojë të mbështesë kulturat e ndryshme, trashëgëminë kulturore e cila është shumë e rëndësishme për 46 milion njerëz për të marrë dhe për t’i treguar turistëve trashëgëminë kulturore për t’u bërë një bazë për të ardhmen e Shqipërisë.

Dua të uroj më të mirën për fituesit dhe do jem shumë i lumtur për t’u kthyer në këtë aktivitet pas një viti”. Pa shkuar në fund të aktivitetit u bënë të ditura edhe pesë çmimet fituese. Çmimi i pestë shkoi për Adisa Shera që solli parkun e Blinit në lumin e Shalës, fotografia e katërt është e polakes Veronika Garsik, e treta i takoi italianit Masimiliano Stika që ka fiksuar Flamengo në Nartë, Enis Abdullahu është fotografia e dytë me valltarët e Korçës dhe vendi i parë shkoi për Erisa Shaba e cila ka fotografuar fushat e mrekullueshme me Livande në Koplik.

Në fund fishekzjarret dhe tingujt e muzikës nga një prej zërave më të mirë si Shpat Deda ishin si qërshia me tortë për të pranishmit duke korurëzuar kështu “Colours of Albania”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...