BURGU I REÇIT, MBËRRIJNË 200 TË BURGOSURIT E PARË

Dy furgonë të policisë të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë kanë mbërritur mesditën e sotme në këtë burg.

Burime kofidenaciale i thanë Star Plus se të burgosurve nuk i janë lejuar të marrin as edhe një gjë nga dhomat e tyre ku vuanin dënimin. Konkretisht burimet bëjnë të ditur se të burgosurit janë marrë vetëm me rrobat e trupit për tu transferuar në burgun e Recit,ko per arsye sigurie.

Dita e sotme është dita e dytë kur zyrtarisht burgu i Recit ka hapur dyert për të burgosurit.

Ditën e djeshme janë transportuar nga burgu i Lezhës 150 të dënuar.Ndërkohë ditën e sotme janë transferuar edhe rreth 50 të dënuar të tjerë/Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektiv policie.

Ambientetet e brendshme të këtij institucioni kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi, dhe deri tek pajisjet që dedektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë ceululare.Bashkimi Europian ka shpenzuar 14 milionë e 300 mijë euro për ndërtimin e tij, që është një prej burgjeve më të mëdhenj në Ballkan, gati të presë rreth 3 mijë të dënuar.

Përveç qelive normale, burgu ka edhe “apartamente të posaçme”, të njëjta me burgun e Hagës, ku zakonisht shkojnë politikanë, ushtarakë apo zyrtarë të rëndësishëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...