SHKODËR, OBJEKTET MUZEALE RREZIKOJNË SHEMBJEN

Rreth 30 objekte muzeale në qytetin e Shkodrës rrezikojnë të shembjen dita-ditës për shkak të amortizimit. Burime pranë DRKK Shkodër bënë me dije se ka hartuar dhe një listë, duke evidentuar ndërtesat që kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Për këtë është vënë në dijeni Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe mësohet se pritet të zbatohet një projekt për rikonstruksionin për banesat që janë pjesë e trashëgimisë kulturore.

Një pjesë e madhe e ndërtesave janë në qendrën historike në lagjen ‘Gjuhadol”. Por janë edhe disa ndërtesa, të cilat ndodhen në pika të ndryshme të qytetit, që kanë statusin e monumenteve të kulturës.

Mësohet se ende nuk është arritur një marrëveshje mes bashkisë dhe pronarëve të godinave. Zona muzeale e ‘Gjuhadolit’ lë shumë për të dëshiruar, pasi projekti që u investua nga Banka Botërore pak vite më parë përfshinte shtrimin e rrugës me kalldrëm dhe restaurimin e fasadave, një pjesë e të cilave ndodhen në gjendje të mjerueshme.

Bashkia në atë kohë duhej të gjente gjuhën e përbashkët me pronarët.Ndërkohë edhe shumë ndërtesa në qytet kanë mbetur si gërmadhë pas prishjes nga Inspektoriati Ndërtimor. Në fakt një erë e fortë do të rrezikonte seriozsht që muret të binin përtokë cka do të ishte më pas fatale për ndonjë kalimtar.

Kjo ndërtesë e cila ndodhet përballë Universitetit “Luigj Gurakuqi” është tejet e amortizuar saqe gati cdo ditë bien përtoke tjegullat e catisë duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.Mjafton vetëm një furtunë e fortë apo lëkundje termeti që të shkëpuste pjesët e mureve për të rënë në mes të rrugës.

Përvec imazhit këto godina janë edhe një rrezik serioz për fëmijët që duke luajtur në këto zona jeta e tyre vihet në rrezikDisa vite më parë Kristjan Marku vetëm 12-vjec I cili po luante brenda një ndërtese të shembur humbi jetën pasi e zunë rrënojat.

Rasti më I fundit është ai I punëtorit të ndërtimi në muajin Prill të 2016 ndërsa po nxirrte hekur e zunë rrënojat e një ndërtese në fshatin Bardhaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...