Pas transmetimit në emisionin “Stop” mjerimi i skajshëm në familjen Shima mori fund dhe ëndrrat e Gëzimit, Arbenit dhe Ergysi për një shtëpi, ushqim dhe shkollim u bënë realitet.

Biznesmeni Samir Mane nisi ndërtimet për rikonstruksionin e shtëpisë së familjes Shima dhe një sërë ndihmash erdhën nga qytetarë të ndryshëm.

“Falenderoj zotin Samir Mane, ‘Fundjavën ndryshe’, ‘Stop’ dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen që kanë menduar për familjen time!”, u shpreh kryefamiljari.

Fëmijët shkuan në shkollë të lumtur dhe me kokën lartë, pasi nuk kanë më asnjë arsye për t’u përçmuar nga bashkëmoshatarët. Ndërsa i ati u punësua në kompaninë “Bolv Oil”.

Po ashtu nxënësit e shkollës gjermane në Tiranë, “Deutsch Albanische Schule” mblodhën ndihma si mjete shkollore, lodra dhe veshmbathje për bashkëmoshatarët e tyre, me të cilët nuk ndajnë të njëjtin fat.