Imami “më i famshëm” në Shqipëri Elvis Naçi tërheq vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me deklaratat e tij me natyrë fetare, por edhe me përkushtimin që ka ndaj familjes.

“Kush ka djem fëmijë ka një pasuri të madhe, por kush ka vajzë ka një princëshë në shtëpi”, kështu shprehet Naçi teksa nuk nguron të postojë një foto me të bijën Asja, me të cilën duket se ka një lidhje të veçantë.

Imami është prind edhe i dy djemve dhe gjithmonë kujdeset për edukimin apo rritjen e tyre. Sipas tij, kur fëmijët dalin të mbarë, nuk ka çmim!