Nuk e di sa “depresionues” mund të jetë ky artikull për njerëzit që u ka ardhur në majë të hundës puna, megjithatë më lejoni t’ju prezantoj me Gweneth Lee – 49 vjeç, e ve dhe me një llogari bankare që “freskohet” çdo vit me gati 32 milionë lekë (rreth £23,000).

Ajo merr gjatë vitit dhurata që shkojnë mbi £3,000 nga fansa të ndryshëm, një pjesë e të cilëve janë të gatshëm të paguajnë £230 në orë thjesht për t’i masazhuar këmbët. Kështu në total, Gweneth deklaron se fiton gati £23,000. Lind pyetja 23 milionë paundëshe: Si është e mundur?!

Ajo shpjegon se kur postonte foto të këmbëve buzë pishinës, menjëherë shtoheshin ndjekësit në Instagram. Kështu përfundoi duke hapur një tjetër llogari, @gwenethsfeet, për të postuar vetëm foto këmbësh.