Partia Demokratike e Shkodrës tashmë është futur në procesin e saj zgjedhor, një proces në të cilin do të përzgjedh strukturat e reja që nisin që nga seksionet, grupseksionet dhe deri tek kryetari i ri i cili do të pasojë në këtë post kreun aktual Ramiz Çobaj, pas një mandati katër vjeçar.

Në këtë mënyrë ditët e fundit janë në diskutime se si duhet bërë ky proces zgjedhor për të përmbushur me korrektësi udhëzimin e nxjerrë që në maj të këtij viti nga kryetari i PD Ramiz Çobaj.

Star Plus përcolli disa prej zhvillimeve në radhët e PD Shkodër e cila ashtu si çdo degë do të realizojë procesin e zgjedhjeve brenda familjes demokrate. Në këtë mënyrë para pak ditësh u zhvillua edhe një mbledhje në të cilën mori pjesë e kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Kjo e fundit përmes një komunikimi me Star Plus ka hedhur poshtë zërat nga radhët e PD se ka kundërshtuar udhëzimin e kreut të të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

/STAR PLUS/