Shkodrani Alis Baci tjetër gol në Gjermani

FC Kosova Munchen duket e pandalshme. Ajo ditën e djeshme ka arritur të pestën fitore rradhazi në po kaq ndeshje të luajtura. Ka fituar 4-2 në transfertë përballë DJK Pasing.

Dhe protagonist edhe në suksesin e fundit vazhdojnë të jenë sërish futbollistët shkodranë që janë pjesë e saj. Mesfushori Alis Baci ka shënuar përsëri gol.

 

Ai ka shënuar golin e dytë për FC Kosovën, duke e përmbysur rezultatin në favor të saj sepse deri në minutën e 36-të gjithçka ishte e barabartë në shifrat 1-1.

 

Ky ishte i katërti për të, një shifër shumë e kënaqshme, për më tepër që vjen nga një futbollist që nuk luan në sulm. Megjithatë Baci po kalon momente shumë të mira dhe mesa duket ka gjetur vetveten pas disa peripecish që ka kaluar në futbollin shqiptar.

 

Ndërkohë, sa i takon FC Kosovës, ajo me 15 pikë të plota, kryeson renditjen e kategorisë së pestë në Gjermani dhe është pretendentja kryesore për ngjitjen një kategori më lart.

 

Dhe ndër protagonistët e saj janë edhe dy shkodranët, mesfushori Alis Baci dhe portieri Ervin Hallunaj.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...