99-vjeçari Attorney Morton Katz u bë avokat në vitin 1951, pasi shërbeu në Luftën e Dytë Botërore dhe vijon të punojë si avokat në shtetin e Konektikatit, si mbrojtës i interesave publike.
Ai kujton që ka marrë në shqyrtim çështjen e vetëm një personi, për të mbrojtur të drejtat e tij në publik, pasi vetë klienti nuk e kishte problem moshën e avokatit.
Personi në fjalë akuzohej për vjedhjen e një makine, por i kishte ardhur në majë të hundës fakti që askush nuk po ia zgjidhte problemin, e për më tepër, çështja po zvarritej.
Katzi bën pothuajse të gjithë punën e tij vet, pa ndihmën e sekretareve, duke përdorur telefonin në vend të kompiuterit. Ai u ka bërë përshtypje gjithë kolegëve për shkak të memories që ka dhe aftësive për të mbajtur mend shumë detaje.
99-vjeçari tregon se nuk ka asnjë plan të dalë në pension.
Burri shprehet:
Më pëlqen ajo që po bëj. Nuk do të dija çfarë të bëja nëse nuk do të praktikoja ligjin. Nuk dal në pension deri sa të më heqin”.