Eni Vasili, në emisionin e saj Open, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut, e cila në një studio tjetër televizive është shprehur se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.
Gazetarja Vasili, gjithashtu tha:

 

“Xhisiela na ka telefonuar gjatë gjithë ditës duke na bërë presion që të mos e transmetojmë intervistën. Më kanë kërcënuar të mos e transmetoj këtë intervistë”.
Eni Vasili deklaroi se përmes kësaj interviste të Xhisielës, publiku do të kuptojë shumë gjëra.

 

“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar. Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën.

 

Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka. Na ka telefonuar gjatë gjithë ditës duke na bërë presion

 

që të mos e transmetojmë intervistën. Më kanë kërcënuar të mos e transmetoj këtë intervistë”, tha Vasili.