Me siguri edhe ju, si edhe shumica e njerëzve, deodorantin e hidhni në mëngjes, pas dushit, apo para se të visheni. Epo me sa duket paskemi vepruar gabim.

Sipas ekspertëve duke e përdorur kështu rrezikojmë që që djerijmë më shumë.

Në shumicën e antiprespiranteve të forta shkruan që do të duhej ta hidhni në mbrëmje, para se të flini gjumë.

Pra, bëni dush, hidhni deodorantin dhe shtrihuni në krevat, ndërkaq në mëngjes mos hidhni asgjë dhe vetëm vazhdoni rutinën tuaj ditore.

Mbase kjo ju tingëllon e pashpjegueshme, mirëpo pikërisht është shumë logjike.

Funksioni i deodorantit është mbyllja e poreve nëpër të cilat dalin djersët, dhe kështu pengon djersitjen.

Nëse e hidhni në mëngjes, është më se e sigurt që do të filloni të djersini para se të filloni punën.

Do të duhej të dini që kjo vlen vetëm për deodorantët kundër djersitjes dhe jo për ata të zakonshmit.

PUBLICITET