RRETHINA, 131 FAMILJE HIQEN NGA NDIHMA EKONOMIKE

131 familje të njësisë administrative Rrethina janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Nga 408 familje që ishin në listën përfituese kanë mbetur 277.

Vendimi i marrë nga Drejtoria e Shërbimit Social është argumentuar me faktin se këto familje nuk përfitojnë në bazë të formulës së pikëzimit dhe është po kjo Drejtori që dërgon vendimin final së bashku me listën e familjeve fituese dhe masën e përfitimit.

Njësia Rrethina ka kundërshtuar skualifikimin dhe heqjen e 131 familjeve nga skema e ndihmës ekonomike për shkak se këtu bëjnë pjesë familje që janë në kufij ekstrem të varfërisë.

Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë ka skualifikuar këto familje në njësinë Rrethina nga skema e ndihmës ekonomike.

Mësohet se Bashkia Shkodër bashkë me Administratorët e njësive vendore do të jetë mbështetëse dhe do të ngrejë shqetësimet e këtyre familjeve në Institucionet përkatëse

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...