Peshkimi me grep për shumë njerëz është kthyer në një sport pasioni dhe madje i pashmangshëm përditshmëria.

Historia e një 62-vjeçari, që më shumë se gjysmë shekulli ia ka kushtuar peshkimit, ka për protagonist Muharrem Pushën nga Shkodra, të cilin çdo ditë të vitit e gjen duke peshkuar me grep në lumin Buna.

Këtë punë Muharremi thotë se e bën prej shumë kohësh dhe peshkimi për të është kthyer sa në pasion, po aq edhe në mënyrë jetese.

Muharremi kujton edhe sistemin komunist, kur ka qënë i ri dhe ku për një kallam bambuje që donte ta përdorte për të zënë peshk, është shoqëruar në degën ushtarake.

Por ajo që e shqetëson më shumë Muharremin është fakti se nuk ka më peshk për shumë arsye. Ndërkohë të gjithë peshkatarët këtu duket se i bashkon një shqetësim, mungesa e peshkut, mungesë të cilën peshkatarët e tregojnë me batuta.

Pasioni i këtyre peshkatarëve ka tërhequr vemëndjen dhe të turistëve të huaj. Një grup nga Polonia shprehen se peshkimi me grep dhe ura e vjetër është një moment që duhet fiksuar në foto .

Aq shumë të dhënë duken pas peshkimit, sa të krijohet ideja se tani ky sport për këta njerëz është kthyer në një mënyrë të jetuari.