Një 34-vjeçar nga Holanda shpreson se testet e ADN-së do ta ndihmojnë të gjejë 1000 vëllezërit e motrat e tij që nuk e kishte ditur kurrë se ekzistonin.

Ivo van Halen nga Roterdam iu tha 5 vie më parë nga prindërit e tij se ishte konceptuar nga një dhurues sperme dhe se me anë të testit gjenetik mund të identifikonte babain biologjk dhe pothuasje 60 gjysmë motrat dhe vëllezërit e tij në Holandë.

Megjithatë Halen beson se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të familjes së tij të madhe.

Pas kalimit në gjendje shoku kur mësoi për sekretin e prindërve të tij, ai ishte kureshtar për të zbuluar identitetin e babait biologjik, por nuk mundi të merrte detaje nga klinika e dhuruesve për shkak të rregullave të anonimitetit.

Dhe shkoi më pas për të bërë testin e ADN-së. Pasi bëri testin e pështymës, Van Halen arriti që të merrte rezultanin që dëshironte. Dy muaj më vonë një i afërm bëri gjithashtu testin.

Ai tha për The Times: “Kam gjetur babanë tim biologjik dhe 42 gjysmë vëllezërit e motrat menjëherë.”

Një organizatë e qeverisë holandeze për njerëzit e konceptuar nga donatorët vlerëson se deri në 1000 fëmijë mund të jenë konceptuar nga spermatozoidi i babait biologjik të Van Halen, i cili dhuroi rregullisht spermë në tri klinika në mbi 20 vjet.