Kashami: Vllaznia e mundi Besëlidhjen me fanellë

Lezhjanët ishin motivuar shumë për të fituar ndaj Vllaznisë por në fund nuk ia dolën. Atyre nuk “u bëri derman” as lënia pushim e disa titullarëve në ndeshjen e kupës dhe as grumbullimi një ditë para ndeshjes.

 

I pyetur në lidhje me atë paraqitje jo të mirë ndaj skuadrës shkodrane, trajneri i Besëlidhjes Ndriçim Kashami është shprehur: “Ishim përgatitur për ta interpretuar krejt ndryshe ndeshjen por në fushën e lojës skuadra nuk paraqiti asgjë nga vlerat e saj të vërteta.

 

Mesa duket, Vllaznia na mundi me peshën e fanellës së rëndë që ka dhe me emrat e lojtarëve me përvojë që janë pjesë e saj. Ky është ndryshimi në mes dy ekipeve dhe që u reflektua në fushë”.

Ajo që mund të thotë Kashami është mëse e vërtetë megjithatë, nuk është justifikim.

 

Me humbjen e djeshme lezhjanët e shohin veten larg pretendimeve dhe duket se edhe këtë sezon nuk do të arrijnë të realizojnë objektivin e tyre për t’u ngjitur në Superligë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...