DIBRA: ZJARRËFIKËSIT NISEN PËR NDIHMË POR BLLOKOHEN, KJO ËSHTË MJAFT PROBLEMATIKE NË SHKODËR

Papërgjegjshmëria e qytetarëve në parkimin e makinave vend e pa vend dhe rrugicat e ngushta janë një pengesë serioze për efektivët e repartit të zjarrfikësve në Shkodër.

Vetëm tre ditë më parë një banesë u përfshi nga flakët në lagjen “Skenderbeg” ku zjarrfikëset nuk kanë mundur të shkojnë tek objekti për shkak të ndërtimeve në zonë, ndaj është ndërhyrë nga banorët.

Përveç kësaj edhe në fshatra thotë kreu i zjarrfikësve Agron Dibra është problem mungesa e dhënies së adresës së saktë Shqetësim tjetër është ai i parkimit të mjeteve natën në rrugët e ngushta tradicionale të qytetit të Shkodrës.

Në Qarkun e Shkodrës rastet e rënies së zjarrit janë të shumta dhe sidomos në stinën e verës, siҫ ndodh rëndom ҫdo vit, do të ketë raste të shumta të zjarrvënieve. Për këto arsye, shërbimi zjarrfikës po përpiqet të krijojë një plan masash konkrete.

Me bashkëpunimin e opinionit publik, Policisë dhe Prefekturës, mund të arrihet një rezultat pozitive mbi punën e zjarrfikësve dhe mbulimin në kohë të rasteve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...