Donte të shkonte në festë, të argëtohej dhe të mos mendonte për asgjë. Madje nuk donte ta vriste mendjen as për vajzat e saj 1 dhe 2 vjeçe, të cilat atë natë qershori të vitit të kaluar, ishin për të një peshë dhe nuk dinte si ti hiqte qafe.

Kështu, vetëm për të mos hequr dorë nga argëtimi, i mori me vete dhe i mbylli brenda në makinë, ndërkohë që vetë shkoi në shtëpinë e miqve të saj në Kerrville, të Texas, SHBA, për të kaluar një natë të çmendur.

 

Por gjatë 15 orëve të shfrenuara, Amanda Kristene Hawkins, as nuk denjoi që ti kontrollonte vajzat e saj.

Vetëm në orën e drekës të ditës pasuese kur zgjua, shkoi për ti marrë. Por në atë moment, Addyson Overgard-Eddy, 2 vjeçe dhe Brynn Hawkins, 1 vjeçe,

 

vajza me dy baballarë të ndryshëm, u gjetën pa ndjenja prej të nxehtit të krijuar në makinë. Ato vdiqën pak më vonë, në spitalin e San Antonio.

Prej më se një viti, më në fund këtë të hënë, Amanda pranoi fajësinë në gjykatë, ku rrezikon dënim prej 40 vitesh burg. Ndërkohë vendimi ndaj saj do të jepet në muajin dhjetor, shkruan noa.al.

 

Gjatë asaj nate Amanda tregoi një shpërfillje totale ndaj vajzave, edhe pse disa miq të saj i tërhoqën vëmendjen, duke i thënë se i kishin dëgjuar të qanin.