Heroi i Laçit përfundon në spital, shënoi me kokën e çarë

Ndriçim Shtubina ka bërë një sakrificë të veçantë gjatë ndeshjes së djeshme me Laçin. Autori i golit të fitores së kurbinasve realizoi në minutën e dytë shtesë të ndeshjes me një goditje me kokën e çarë, me kuptimin e plotë të fjalës.

 

Futbollisti u gjakos në kokë që në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së djeshme ndaj Kamzës por pasi u mjekua dhe fashos nga stafi mjekësor, qëndroi në fushë duke shtrënguar dhëmbët.

 

Në fund të ndeshjes, një gjuajtje me kokë e tij solli golin që vendosi takimin, e padyshim edhe dhimbje të mëdha për plagën e futbollistit.

 

Kësisoj, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i ka hipur makinës dhe është nisur drejt një prej spitaleve të Tiranës, pasi plaga që kishte marrë në kokë kishte nevojë për t’u qepur.

 

Një gol trepikësh, por i cilin me sa duket do t’i mbetet shenjë përgjithmonë futbollistit shkodran. /vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...