Gilman Lika: Kemi më shumë arsye se Besëlidhja për të fituar

Ndeshja e javës së katërt të kampionatit të kategorisë së parë në mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë që do të luhet të shtunën në orën 16.00 në Lezhë, konsiderohet një sfidë shumë vendimtare për kuqeblutë.

Ata kanë arritur tre fitore në tre ndeshjet e para dhe do të synojnë të katërtën këtë javë dhe këtë ka premtuar edhe kapiteni Gilman Lika në një prononcim të dhënë për mediat një ditë para ndeshjes.

“Ne do të kërkojmë që të japim dhe të marrim maksumumin nga kjo përballje. Për ne është një detyrim arritja e fitores në këtë përballje.

Kjo mund të jetë edhe për kundërshtarin tonë, por kjo nuk na pengon ne që të kërkojmë vetëm fitoren në këtë përballje.

Skuadra po kalon momente të mira dhe duhet që të vijojmë ecurinë pozitive të javëve të para.

Mendoj se do ta kemi një përballje të vështirë, madje nga më të vështirat në transfertë, por kjo nuk mund të thotë se nuk do të kërkojmë si në çdo ndeshje vetëm fitore.

Ne e vlerësojmë në maksimum kundërshtarin e radhës. është një takim i vështirë për ne, pasi jo vetëm Beslidhja por çdo kundërshtar impenjohet maksimalisht në përballjet me ne.

Kjo do të na impenjojë edhe ne që të paraqesim vlerat tona. Nuk është një takim që do të thotë shumë, nëse do të krijojmë shkëputjen apo do të kemi ndalesën e parë, por është një takim i radhës, ku ne kërkojmë objektivin e vetëm fitoren,”- deklaron kapiteni i kuqebluve.

Ndërkohë, i pyetur për objektivat e Vllaznisë në kampionat dhe kupë, mesfushori

shkodran është shprehur: “Objektivi në kampionat dihet: rikthimi në Superligë në fund të sezonit. Ndërsa në Kupë do të tentojmë të bëjmë mirë dhe do të synojmë të kalojmë edhe Kamzën në turin e dytë”.

Në kampin shkodran sfida me Besëlidhjen është vlerësuar maksimalisht por e tillë duket edhe për

lezhjanët të cilët do të kërkojnë fitoren në këtë sfidë ndaj fqinjëve të tyre.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...