Çfarë iPhone XS dhe iPhone XS Max bëjnë mirë, atë e bëjnë shumë mirë. Problemi është se nëse ata bëjnë diçka gabim, e bëjnë shumë gabim, dhe testet e mëtejshme kanë gjetur një gjë të tillë.

Problemi ka të bëjë me bateritë e të dy iPhone-ëve të ri, pasi CNBC dhe PhoneArena e kanë përshkruar në rezultatet e tyre si “bateri tepër të ngadalshme”.

PhoneArena sjell numrat në mënyrë të detajuar, duke zbuluar se ngarkimi nga rezerva në të plotë me ngarkuesin e iPhone XS merr 3 orë e 5 minuta, ndërsa iPhone XS Max merr 3 orë e 29 minuta – pothuajse gjysmë dite pune.

“Kjo është gati kriminale në krahasim me shumicën e Androidëve, ngarkuesit e shpejtë të të cilëve vijnë në kutinë e pajisjes dhe nuk kërkojnë që të paguani 68 $ shtesë për privilegjin”, konkludon Daniel Petrov, nga PhoneArena.

Apple shet ngarkuesin e tyre të shpejtë USB-C në 49 dollarë dhe kablloja e nevojshme USB-C me një metër gjatësi kushton 19 dollarë. Për më tepër, edhe me ngarkuesin e tyre të shpejtë, Tom’s Guide ka treguar se shpejtësia e ngarkimit mbetet prapa rivalëve më të lirë, si OnePlus dhe LG.