Kur Taylor McGowan ishte pesë muajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të bebeve. Me kalimin e kohës, flokët e saj të ndritshëm bjonde vazhduan të rriteshin, të dendur dhe të ashpër.

Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte . Mjaftoi një vizitë tek pediatri për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen ose “EINSTEN”. Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste . Albert Einstein ishte njëri prej tyre.

Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz . Profesor Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.

Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.

Fillimisht prindërit e pesë vjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm .

“Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është ! E përsosur dhe unike. Ne duam që ajo ta pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët” thonë prindërit e 5 vjeçares së ëmbël.