“Nëse bëhet vettingu, rrëzohet gjysma e qeverisë së Ramës”

Demokratët kur ndërmorën nismën e dekriminalizimit, nuk i kishin votat për ta kaluar në Kuvend.
Por pas 6 muajve, PD mundi të bindë ndërkombëtarët për nismën e saj, gjë që detyroi mazho-rancën që ta votojë ligjin e dekriminalizimit. Këtë bindje kanë demokra-tët edhe në rastin e nismës së vetingut në politikë, që synon largimin e politikanëve të lidhur me krimin.

 

Edmond Spaho, kreu i deputetëve të PD-së nuk ka asnjë pritshmëri pozitive nga mazhoranca dhe thotë për “Gazeta Shqiptare” se miratimi i këtij ligji rrëzon gjysmën e qeverisë dhe një pjesë të mirë të grupit parlamentar, si të lidhur me krimin e organizuar. Z.Spaho flet edhe për debatin e Teatrit Kombëtar, zgjerimin e koalicionit opozitar kundër Edi Ramës, si dhe debatin për Teatrin e ri Kombëtar.

 

Z.Spaho, opozita ka intensifikuar qëndrimin e saj kundër qeverisë së majtë, por çfarë ndodh nëse Edi Rama vazhdon të mbajë pushtetin?

 

Nëse nuk do kishin besim në aksionin tonë politik, nuk do t’a kishim ndërmarrë. Largimi i Edi Ramës nga pushteti nuk është kapriço e jona, por nevojë e vendit. Sot vendi drejtohet nga krimi dhe qeverisja i shërben atij. Shikoni situatën në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Durrës ku njerëzit vriten e zhduken si të ishte luftë. Shikoni si është katandisur Prokuroria, ku askush nuk guxon të merret me Shullazin e bandën e tij. Ermal Hoxha, i dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, u lirua për sjellje të mirë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

 

Ekonomia bën poshtë e më poshtë dhe Shqipëria po zbrazet. Edhe për 6-mujorin e parë të vitit 2018 zëmë vendin e parë për kërkesa për azil në Evropë me 8040 kërkesa. Të gjithë duhet të pyesim veten se ku po shkojmë?

 

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të ishte vetëvrasje hyrja në zgjedhje me Edi Ramën, pasi PD-ja sipas tij, nuk do t’i fitonte ato për shkak të blerjes së votave. Atëherë si do veprojë opozita?
Edi Rama është armik i zgjedhjeve

 

të lira e të ndershme. Ai i fiton zgjedhjet me paratë e krimit dhe përdorimin e kontingjenteve kriminale, administratës publike, policisë dhe çdo mjet tjetër, të cilin e disponon për shkak të pushtetit absolut që ka mbledhur. Opozita nuk mund të bëhet fasadë e këtij pushteti të kriminalizuar. Në këtë rast ka vetëm një rrugë, që ai të largohet me çdo mjet të mundshëm nga qytetarët e vendit.

 

Mendoj që është në përgjegjësinë e çdokujt, i cili ka një fije ndjeshmërie për gjendjen, përfshirë median, që të mos merremi me sofizma, por t’u bëjmë thirrje qytetarëve të reagojnë, nëse duam të shpëtojmë nga makthi që na ka mbërthyer dhe nëse duam të shpëtojmë vendin. Ndaj me Edi Ramën në qeveri, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj fokusi ynë është që të largohet Rama nga qeverisja dhe të krijohen të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë reformën zgjedhore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...