Gjen shpëtim për të birin në Gjenova, apeli: Largohuni nga Shqipëria të shpëtoni fëmijët

Hamdi Skeja, është i riu që tashmë është bërë thuajse ‘i vjetër’me një histori sa të dhimbshme aq edhe kurajoze dhe hyjnore në betejë për të shëruar Aldon vetëm 6 vjeç.

Po ndërsa tashmë ia ka dalë që me anë të ndihmës së dy deputetëve të mbërrijë në spitalin e Gjenovas, atje ku edhe djali ka marrë shpresat e para konkrete, Hamdiu, ka ndarë me ne një histori mjaft të bukur dhe interesante të të birit me një këngëtare shqiptare. Djali dëgjonte këngët e saj prej shumë kohësh dhe një natë para se sa të hynte në sallën e operacionit Aldo, vetëm 6 vjeç, këndon këngët e saj. I ati e regjistron dhe videon ua nis mikeshave të veta për t`ia nisur këngëtares.

Pasi këngëtarja merr videon, kërkon të lidhte me Hamdiun dhe ia arrin. Më pas këngëtarja niset në drejtim të Italisë, enkas pë rtë takuar Aldon, fansin e saj më të veçantë dhe mbërrin në Gjenova. Hamdiu ka shpërndarë foto të bukura përqafimesh mes fëmijës së lumtur dhe këngëtares së përlotur, ndërkohë që sot sjell për ne dhe ju përjtime të bukura njerëzore që ka marrë nga ai takim i të birit me këngëtaren që ka udhëtuar nga Shqipëria për të takuar Aldon. Në rrëfimin e Hamdiut ka edhe disa porosi për të gjithë prindërit që kanë hallin e tij; ai iu bën thirrje të largohen nga ky vend se vetëm ashtu mund të shpëtojnë jetën e tyre, ndërkohë që ai nuk harron të jetë mirënjohës për këdo që iu ka gjendur pranë këto kohë të vështira.

Si arrite të mbërrije në Itali dhe konkretisht në atë spital…?

Sëpari, faleminderit Ju dhe portalit të afirmuar që më jeni gjendeni pranë. Siç e dini kisha kohë dhe vite që kam luftuar për shërimin e tim Biri. Ishte gazetarja Klaudia Malaj në fillim që më bëri lidhjen me dy deputetët, Silvi Bardhi dhe Bardh Spahia. Ja di për faleminderit! Komunikoja shpesh me të dy deputetët. Bardhi më tha se do më njoftonte shumë shpejt. Ashtu ndodhi. Deputeti i Shkodrës kishte bërë pagesën e 4-5 ditë ekzaminimëve. Atë natë plasën të qara gëzimesh në familjen time. Fare mirë mund ta kishin bërë edhe deputetë të tjerë, ata që unë njoh dhe kam takuar.

Por, jo! E bëri deputeti i Shkodrës, që për mendimin tim personal Agron Shehaj dhe Bardh Spahia duhet t’ju tregojnë edhe të tjerëve se të ndihmojnë dikë në nevojë është shumë njerëzore. Nejse! U nisa, pasi bëra të gjitha ekzaminimet flisja njëkohësisht edhe me Bardhin. Takimin e radhës ma lanë me 1 Janar. Aty mora vesh të gjithë të vërtetën e jetës së djalit tim. Që ai shërohej. Por, një natë para që të udhëtoja për Shqipëri, ku mora të gjithë informacionin e duhur për shëndetin e djalit, djalin atë natë e kapin ca të vjella. E mora dhe e dërgova në urgjencë ata pasi i bënë ca analiza, i zbuluan një tjetër infeksion. Akoma edhe më të rëndë se ai që dija unë. Kështu që mu desh ta digjja biletën. Infeksion që i kishte kushtuar aq shumë djalit tim.

Çfarë të thanë mjekët atje? A mendon se ata mund të bëjnë ëndrrën tënde realitet?

Nuk është vetëm ëndërr, është një jetë, është një qytatar i Republikës së Shqipërisë që do ta mësoj birin tim të jetoj me dinjitet. Këta? Unë flas shpesh me to. Janë njerëz me një kulturë të madhe. Kur unë kam kërkuar mbështetjen e shtetit, e dija se djali im shërohet. Djalit tim ia mohoi të drejtën e shërimit ish-ministri. Dheeee, nuk ma ndryshon askush mendimin se ky mohim ishte për bindje politike. Por, njerëz me mendje të shkurtër mendojnë se unë jam me PD-në. Unë jam opozitar, jam demokrat, dhe demokracinë mund ta sjell çdo klasë politike që do jetë në pushtet.

Pra, unë nuk jam i çmendur pas saj, por jam një qytetar i ndershëm që kjo ndershmëri më ka kushtuar shumë. Do të ta them! Po, djali im, shërohet. Thjeshtë do kohën e vet dhe sigurisht mbështetjen e shtetit. Që në këtë rast , po ju them edhe diçka tjetër. Gerta ka dhënë mbështetjen e saj të madhe për shërimin e tim biri. Në heshtje pa zhurmë, pa deklerata. Atë ditë kur e regjistrova, këta morën në telefon ministrinë dhe Gerta ju ka thënë: Bëni çfarë të jetë për tu bërë! Pse ta fsheh?! Kjo është e vërteta edhe pse nuk kam pasur kohë për të folur me askënd. Sepse djali akoma ndodhet në reanimacion! Por një ditë do kthehem, do kthehem në media për t`i falenderuar të gjithë ata që hapen zemrat dhe ata që luajtën “teatër” për përfitimet e tyre para dhimbjes së tim biri.

Kush është Gerta?

Eh, Gertë i them unë. Gerta është ministrja e shëndetësisë. I them Gertë sepse unë e njoh prej vitesh.

Po ju mendoni se ajo si ministre, dikasteri i së cilës mbahet me taksat tona, ka bërë atë që mundej?

Dëgjoni; në çdo vend të botës çalon shteti. Unë jam edhe në dijeni se janë me dhjetra fëmijë që vuajnë (se neve të mëdhenjve s’na gjen gjë. Jemi mësuar). Por nuk jam në dijeni çfarë ka apo jo në duar ministrja. Di vetem se i ka dhënë OK spitalit këtu për shërimin e djalit tim deri sot.

Jeni i kënaqur me ecurinë e djalit deri më tani?

Djali para ca ditësh ka hyrë në njërin operim që zgjati gati 3 orë , për mua ishin 30 ditë. Falë Zotit, dhe profesorit , doktorrit të pavionit doli me sukses (sipas tij) edhe pse akoma është në reanimacion. Duket sikur ka filluar të marr vetën. Pas këtij operimi, djalit i duhet edhe një operim tjetër që nuk e kalon dot pa bërë. Pastaj thonë se do fillojnë të merrën me ecjen. Që sipas doktorit nuk mund t`i bëjnë ndërhyrje, por vetëm me fizioterapi dhe pastaj i vënë ca mekanizma. Operimi u krye kur djali ishte 4 ditësh. Nuk është bërë ajo që duhej!

Ky është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit që e njohin hallin tënd Hamdi! Këto ditë kemi parë që ke postuar foto me Arinda Gjonin, këngëtaren, pranë Aldos, si u ndje djali?

Këngëtarja Arinda Gjoni në spital në Gjenova me fansin e saj, Aldon!
Historia mes meje, Aldos dhe Arinda Gjonit, është shumë e bukur. Aldo i dëgjon shpesh këngët e saj. Unë e filmoja dhe i nxjirrja në publik. Një natë para që të futej në operim djali e lëshonte dhe e dëgjonte shpesh. Mu mblodh një dopjo trishtim në fyt. Vendosa t’ua kërkoja dy mikeshave mia Ilnisa Agollit dhe Fabjola Koburit, që t’ia çonin Arindes videon. Edhe pse ishte vonë ata e bënë. Atë natë më mori Arinda në telefon dhe po qante! Ajo më premtoi se do udhëtonte nga Shqipëria drejtë Gjenovas për ta takuar Aldon. I kërkova të ishte në lutjet e saj nesër.

Atë natë do t’ja tregoj natës së varrit lotët dhe trishtimin! Aldo u nis nesër drejtë sallës së operimit me këngën e Arindës. Edhe ajo artiste e bukur e mbajti fjalën. Erdhi! Ishin emocione plotë lot gëzimesh. Arinda erdhi plotë. Nuk i doja asgjë. Besomë, asgjë! U kënaqën të dy sepse Aldo e njohu direkt Arindën. Ishin emocione të bukura. Sepse deri tani nuk besoj të ketë ndodhur që artistë të udhëtojnë kaq shumë për një fans 6-vjeçarë. Do t`i jem mirënjoh1s gjithë jetën.

Bravo Arindës. Hamdi, ka edhe prindër të tjerë që kanë hallin tënd, a ke një mesazh për ta..?

Më përlote!… Mos i braktisni fëmijët tuaj, duajini fortë, jepuni dashuri, përkushtim. Por mos prisni se do t`i shëroni vetëm duke u lutur. Duhet të lëvizni çdo gurë. Duhet të luftoni shumë dhe pasi t`i shëroni jini mirënjohes dhe shpreheni atë për njerëz që ju kanë ndihmuar. Por më vjen keq që do ju them; merreni familjen dhe ikni nga Shqipëria. Sepse ta rrisësh me miliona halle dhe ta lësh të vuaj është sikur e mbyt me duart e tua. Një shprehje thotë: Jeta është luftë, por fitimtarët duhet të luftojnë . Luftoni me çdo mënyrë sepse diku dikush do ta hapi zemrën për fëmijën tuaj!

Faleminderit për kohën! Urojmë të bëhet gjithçka dëshironi!

Faleminderit ju, faleminderit edhe mediave të tjera që më kanë mbështetur. Mbani mend: Forca dhe dhimbja janë çift. Kështu që vendos Zotin të parin dhe dhimbjen e forcën dhe ecni.

Zoti ju bekoftë!

/27.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...