Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë cilësuar si heronj të kohëve moderne! Dy mësuesit nisën të ndërtojnë me lekët e veta dhe të donatorëve një shkollë në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar.

Por ndërsa ishin në përfundim të rregullimit të shkollës, ata sot janë penguar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Berat. Ata i kanë ndaluar me pretendimin se në një pjesë të shkollës po zhvillohet mësim e në pjesën tjetër po rikonstruktohet.

“Turp t’ju vijë që nuk arrini të kuptoni që punimet në pjesën e jashtme të shkollës nuk kanë penguar vazhdimin e procesit mësimor”, shkruan i revoltuar mësues Donald Dervishi.

REAGIMI I PLOTË:

Miq, ju kujtohet që ne, në bashkëpunim me Bashkine Skrapar filluam të bënim disa rregullime të shkollës së fshatit Therepel për nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila është shkollë vartëse e shkollës “Ferit Bregu” Vendreshe.

Ju kujtohet besoj.

ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur ditën e dytë të shkollës për kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan : “Në një pjesë të shkollës po kryehet mesim, në pjesën tjetër po bëhet rikontruksion i shkollës”.

Populli thotë: “Kur nuk bën mirë, keq pse bën?”

….

Se cfarë pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.

TURP T’JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!

Po nga një anë nuk keni faj, se me një ditë inspektim justifikoni rrogen për 6 (gjashtë) muaj…