Shpesh dëgjojmë se një nënë shtatzane duhet që të ushqehet për dy, persona, një veprim që nuk është aspak i këshillueshëm dhe i shëndetshëm. Një regjim i tillë ushqimor është dhe mënyra më e shpejtë për të shtuar në peshë që shkakton dhe shumë probleme shëndetsore për fëmijën.

Studiuesit morën në shqyrtim 905 nëna të reja së bashku me foshnjat e tyre dhe vunë re se individët që kishin marrë shumë kilogramë gjatë shtatzënisë kishin vënë në rrezik shëndetin e të vegjëlve.E njëjta gjë shihej edhe në rastet e nënave që gjatë shtatzënisë kishin fituar shumë pak peshë.

Fëmijët e nënave që kishin ngrënë më shumë se zakonisht gjatë periudhës së shtatzënisë ishin të predispozuar për të qenë të prekur nga diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare.

Gjithashtu nga ky studim u mor vesh se pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk ja kanë idenë se sa është sasia ideale e kalorive që duhet të marrin mesatarisht në ditë.

Sipas specialistëve kjo sasi kalorish ndryshon nga njëri individ tek tjetri, ama e mira është që gratë shtatzëna të kujdesen për të mos e kaluar masën.