Po rrezikojmë shumë! Sa shpesh duhen larë peshqirët?

Peshqirët janë normalisht një pjesë kyçe e rutinës higjienikë, por, sipas një eksperti, ata mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

Nëse nuk lahen aq shpesh sa duhet, peshqirët mund të shërbejnë si strehë për bakteret, viruset, qelizat e vdekura të lëkurës, urinës dhe shumë mikrobeve të tjera të përhapura në tualet.

Këto mikrobe, shumica e të cilave vijnë nga tualet, shumëfishohen pastaj në të gjithë peshqirin.

Prandaj, eksperti i higjienës, prof. Philip Tierno rekomandon që t’i lani peshqirët pas 3 përdorimeve, për të shmangur çdo infeksion nga mikrobet.

Kjo është vetëm nëse peshqiri thahet mirë pas çdo larjeje, thotë prof. Tierno, mikrobiolog tek Universiteti i Nju Jorkut, Fakulteti i Mjekësisë.

“Ideja është që të jeni të kujdesshëm”, thotë prof. Tierno.

“Nëse peshqiri mban erë të keqe (çfarëdolloj ere), po rriten mikrobe në të, prandaj duhet të lahet.

Për njerëzit që ndajnë të njëjtin peshqir rreziku është edhe më i madh. Kjo sepse ata që ndajnë të njëjtin peshqir mund të bien në kontakt me organizma që trupi i tyre nuk është mësuar t’i përballojë.

Këtu përfshihet bakteri ‘staphylococcus aureus’, thotë prof. Tierno, i cili mund të shkaktojë infeksione në lëkurë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...