Dy persona ne Lezhe bien ne pus, ndërsa raportohet se kane vdekur . Sipas banoreve dy personat qe kane rene ne pus.

 

Po punojnë për nxjerrjen e trupit tjetër dy zjarrfikëse ndërsa edhe dhe ambulanca ndodhet ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se kane qene duke gërmuar

 

ne hapjen e pusit. Sipas banoreve zjarrefiksja ka vonuar nje ore per te ardhe .Dy personat ishin nipi dhe daja ,Martin Gjonaj 35 vjec dhe nipi i tij Marjan Ndoci 21 vjec.

Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij.

 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.