Nis kampionati i boksit, Vllaznia fiton pesë ndeshje në ditën e parë

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka nisur sot Kampionati Kombëtar i Boksit, eventi më i rëndësishëm i sportit të dorezave në vendin tonë organizuar nga Federata

Shqiptare e Boksit, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga e gjithë Shqipëria.

Një event që nisi sot dhe do të zgjasë për 3 ditë me radhë, ku dhe do të shpallen boksierët kampionë të vitit 2018.

Sot janë zhvilluar 14 duele, të gjitha eliminatore, ku nuk kanë munguar emocionet e rivaliteti, teksa në ring janë ngjitur boksierët më të mirë nga ekipet e Vllaznisë,

Tiranës, Teutës, Flamurtarit, Apolonisë, Kukësit, Besëlidhjes e Rozafës, që kanë dhuruar sfida të bukura.

Turneu do të vijojë edhe nesër me sfidat e tjera eliminatore e ato gjysmëfinale,

ndërsa më 26 shtator do të zhvillohet finalet.

Per t’u veçuar sot jane pese fitoret e boksiereve te Vllaznise, ekip qe duket ne rrugen e duhur per fitimin e titullit te 22-te kampione, megjithate duhet pritur edhe perfundimi i ndeshjeve te dy diteve te tjera per te mesuar kete verdikt.

 

Kampionati i boksit, rezultatet e ditës së parë

49kg, F.Qekaçi (Vllaznia) – A.Meti (Vllaznia), fiton Meti me tërheqje të rivalit

52kg, V.Guri (Vllaznia) – R.Ftoni (Vllaznia), fiton Guri me tërheqje të rivalit

56kg, S.Kikri (Teuta) – K.Zeneli (Flamurtari), fiton Zeneli me mosparaqitje të rivalit

60kg, A.Murja (Teuta) – O.Halili (Rozafa), fiton Murja me rezultatin 5-0

60kg, K.Bejko (Teuta) – G.Xhameta (Tirana), fiton Xhameta me rezultatin 5-0

60kg, J.Lamaj (Flamurtari) – A.Sktina (Vllaznia), fiton Sktina me rezultatin 5-0

 

64kg, E.Pajo (Vllaznia) – A.Vraja (Teuta), fiton Vraja me rezultatin 4-1

64kg, I.Sokoli (Tirana) – E.Dukaj (Flamurtari), fiton Sokoli me tërheqje të rivalit

69kg, S.Ymeri (Teuta) – E.Selimaj (Apolonia), fiton Ymeri me rezultatin 4-1

69kg, A.Tokrri (Besëlidhja) – A.Kuqari (Apolonia), fiton Tokrri me rezultatin 3-2

69kg, M.Mema (Teuta) – Xh.Elezi (Vllaznia), fiton Mema me KO

 

75kg, I.Istrefi (Kukës) – A.Kajoshi (Vllaznia), fiton Kajoshi me rezultatin 5-0

75kg, D.Marku (Teuta) – E.Hysaj (Vllaznia), fiton Marku me tërheqje të rivalit

+91kg, E.Kaçaj (Vllaznia) – T.Dalipaj (Flamurtari), fiton Kaçaj me rezultatin 5-0

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...