Kantoni i dytë zviceran voton për ndalimin e burkës

Votuesit në St. Gallen miratuan sot ndalimin e mbajtjes së burkës me dy të tretat e votave, duke u bërë kantoni i dytë zviceran që merr këtë vendim.

Burkat ose hixhabi janë një çështje e përhapur në të gjithë Evropën, ku disa argumentojnë se ato simbolizojnë diskriminimin ndaj grave dhe duhet të jenë të jashtëligjshme.

Sipas sistemit zviceran të demokracisë, votuesit në kantonin e veriut lindor kërkuan shtrëngimin e ligjit për të ndëshkuar ato që mbulojnë fytyrat e tyre në publik, duke kërcënuar sigurinë publike apo paqen fetare e sociale.

Austria, Franca, Belgjika dhe Bullgaria kanë ligje të ngjashme.

Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar masën, tani duhet të zbatojë rezultatin e votimit.

Organizata më e madhe islame e Zvicrës, Këshilli Qendror Islamik, i rekomandoi femrave të vazhdojnë të mbulojnë fytyrën, duke thënë se do të monitorojë nga afër zbatimin e ndalimit dhe do të konsiderojë veprimet ligjore nëse është e nevojshme.

Qeveria federale zvicerane në qershor kundërshtoi ndalim mbarëkombëtar të mbulesave të fytyrës.

Kabineti zviceran tha se kantonet individuale duhet të vendosnin për këtë çështje, por megjithatë do të shkojnë në një votë mbarëkombëtare pasi aktivistët vitin e kaluar mblodhën më shumë se 100,000 firma për një referendum.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...