Deri vonë pasdite moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug-Qendër, por më të shpeshta në Veri dhe Verilindje duke rrezikuar këto rajone nga shira të dobët dhe afatshkurtër.

Mbrëmja dhe orët e natës sjellin vranësira kalimatre thuajse në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare por në mbrëmje pritet forcim i erës në Veri dhe gradualsiht gjatë natës, era formohet në të gjithë territorn duke arritur shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzimi 5-6 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie me 2 gradë sjell mesdita duke luhatur ekstremumet nga 11 në 32 gradë.