DENONCIMI, ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN

Teksa ishte duke punuar si mjeshtër ndërtimi, një mur guri i zuri poshtë dhe për pasojë i theu këmbën. Kjo është historia e 55 vjecarit Gjergj Cuni nga Shkodra e cila e ka zanafillën që në vitin 2011 për të vijuar më pas një kalvar të madh vuajtjesh. Familja prej 4 anëtarësh jeton me kempin e vajzës së sëmurë të tij ndërsa prej 3 muajsh Komisioni Epror i Caktimit për Punë në Tiranë ka vendosur që ti heqë Gjergjit kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.

Me lot në sy Gjergji na tregon se gjendja fizike e tij nuk e lejon atë të bëjë punë të rëndomta Ndërsa problem kryesor janë ilaçet, të cilat është i detyruar t’i blejë me borxhe. Gjergji, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim, ndaj ai ka një apel.

Familja me 4 anëtarë jetojnë në skamje të plotë. Me vajzën e shtëpisë me probleme shëndetësore dhe kryefamiljarin invalid. Familja ka solidaritetin dhe ndihmën e të afërmve të cilët u gjenden me ushqime apo veshmbathje, por kjo nuk mjafton.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...