Horoskopi 20 Shtator 2018

Dashi–Një debat lidhur me trashëgiminë do të kthehet sërish. Edhe pse mendonit se ishit sqaruar njëherë e përgjithmonë, keni menduar gabim, pasi tani do të nisë “lufta e madhe”. Bisedat do të jenë shumë të nxehta, prandaj këshillohet të bëni kujdes.

Demi –Ndjenjat do të jenë shumë konfuze dhe kjo gjë do ju shqetësojë gjatë gjithë ditës. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të merrni kohën tuaj për tu qartësuar me veten.

Më pas gjeni guximin dhe tregojini partnerit të vërtetën.

Binjakët –Sot të do merrni të gjitha meritat e punës suaj dhe do të ndiheni shumë mirë. Dikush është i gatshëm t’iu ndihmojë nëse do të keni nevojë. Mund të keni alternativa mbresëlënëse, merrini në shqyrtim.

Gaforrja –Një valë entuziazmi do të nxisë një periudhë mbresëlënëse dhe kënaqësie. Do të jeni në kontakt me njerëz të rinj dhe kjo do të sjellë edhe zhvillime përsa i përket jetës private. Mos i thoni jo ftesave që do të merrni.

Luani –Një njeri i juaji afërt do të jetë në telashe dhe kjo do ju shqetësojë pa masë. Por situata do të përmirësohet shumë shpejt dhe gjithçka do të rikthehet në normalitet. Ju do të ndiheni të motivuar dhe do të vazhdoni rrugën që keni nisur.

Virgjëresha –Të reja interesante parashikohen në sektorin e miqësive. Në qoftë se ende

beqar do të përfitoni nga situata mjaft të favorshme planetare për të bërë për vete dikë që ju pëlqen. Do të jenë të favorizuara udhëtimet e shkurtra për arsye pune.

Peshorja –Më në fund do të shpalosni armët tuaja më të mira dhe do të merrni me vendosmëri frerët e çdo situate. Falë yjeve do të jeni të aftë të zgjidhni një situatë mjaft të vështirë në sektorin profesional.

Akrepi– Ambicia e tepërt ju bën të lini pas dore jetën sentimentale dhe kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Hëna në shenjën tuaj ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një shkëputje nga realiteti i përditshëm.

Shigjetari –Mos u kushtoni më rëndësi fjalëve të të tjerëve. Ka ardhur koha që të respektoni më shumë veten tuaj. Ndiqni ritmet që ju kërkon organizmi në këtë periudhë dhe do ta keni më të lehtë të mbani një ekuilibër të energjive tuaja.

Bricjapi –Hëna parashikon se në ambientin e punës është dikush që ju shikon me vëmendje. Gjithashtu ju tregon se duhet të kujdeseni më shumë për shtëpinë, kohët e fundit të lënë pas dore.

Ujori –Në ambientin ku punoni do të adaptoni teknika të reja që do të jenë shumë të suksesshme. Në sektorin e ndjenjave do të kaloni momente magjike. Bëni kujdes me shëndetin.

Peshqit –Sot do të jeni pa humor dhe do të ndiheni mjaft të irrituar. Kujdes, sepse kjo gjendje mund t’ju çojë në

debate me partnerin ose miqtë tuaj./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...