Rrjeti social WhatsApp është vendosur të prezantojë një tipar të ri që nxit baterinë tuaj, dhe ju mundëson një pamje më të mirë natën, për të mos dëmtuar sytë.

E quajtur modaliteti i errët, ajo i konverton ikonat, menutë në ngjyra të errëta në një orvatje për të zbutur efektin verbues që mund të kenë kur punoni në kushte nate.

Mjeti është gjithashtu më i mirë për jetën e baterisë, ndërkohë që ul ndriçimin që përdoret nga smartphone për të fuqizuar ekranin. Një sërë aplikacionesh popullore smartphone, duke përfshirë YouTube, Microsoft Outlook dhe Twitter, tashmë kanë prezantuar këtë funksion.

Modaliteti i errët, i cili tashmë është shfaqur në versionet e hershme të beta testimit të përditësimit të ardhshëm të WhatsApp, pritet të shfrytëzohet për përdoruesit në mbarë botën shumë shpejt.