“Zoti më dha 2 dhurata”, pas 24 vitesh ndodh mrekullia (Video)

Fëmija është pasuria më e madhe për këdo. Të qenit nënë është kulmi i lumturisë për çdo grua, por jo gjithmonë është lehtësisht e arritshme.

 

Ndonjëherë fati nuk tregohet shumë bujar, megjithatë nuk duhet të dorëzoheni. Pikërisht kështu ka qenë edhe rasti i Shqipe Beçës, 46-vjeçares nga Dibra, e cila pas shumë përpjekjesh përgjatë 24 viteve më në fund ia doli të bëhej nënë e dy binjakëve.

 

E martuar me Albertin prej 24 vitesh, Shqipja dhe bashkëshorti i saj, të dy me status invalidi nuk kanë reshtur për asnjë moment me shpresën se një ditë do të bëheshin prindër.

 

“U bënë 24 vite që tentoj dhe më dha dy dhurata Zoti. E ndjeja në zemrën time se do të kisha fëmijë”, tha Shqipja.

Sakrificat e tyre kanë qenë të mëdha. Gjatë këtyre viteve, nëpërmjet mënyrës së fekondimit invitro, Shqipja kishte mundur edhe më parë të ngelej shtatzënë, madje dy herë, por të dyja herët kishte dështuar.

“Ne jemi të dy invalidë dhe kemi përballuar sakrifica shumë për fëmijë. Kam mbetur dy herë shtatzënë me fekondim invitro dhe kam dështuar”, tregoi ajo.

Ndërkohë bashkëshorti i saj tha se pavarësisht mundimeve dhe rraskapitjeve shpirtërore është i lumtur që është bërë prind i dy binjakëve.

“Pas shumë e shumë përpjekjesh e stërmundimesh na shpërbleu Zoti. Kemi kaluar dhimbje shpirtërore, lodhje e rraskapitje. Sepse nuk ka prind që nuk përjeton dhimbje kur humb një fëmijë. Kam provuar të gjitha vuajtjet, Zoti më ka marrë dy gjymtyrë, por më dha dy fëmijë të mrekullueshëm”, tha Alberti.

Sot ata ia kanë dalë dhe lumturia vihet re qartazi në sytë e tyre. Edhe pse tregojnë se kanë vuajtur shumë ata nuk janë dorëzuar asnjëherë.

 

Me gëzimin e nënës dhe padurimin për t’i patur në krahë Shqipes nuk i është dashur shumë kohë për të zgjedhur emrat e dy binjakëve, të cilët i ka quajtur Emin dhe Amra. Ata përcjellin mesazhin se kurrë nuk duhet të dorëzohemi për gjërat që duam.

 

“Më e lumtur se kaq nuk ka ku të shkojë më. Nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë, se Zoti çdo gjë plotëson”, tha Shqipja./tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...