Prifti britanik që përqafoi Islamin

Një prift katolik britanik, Idris Tevfik e pranoi Islamin pas leximit të Kur’anit dhe ndërveprimet e tij me muslimanët. Në vijim është një pjesë nga një fjalim që ai mbajti në Këshillin Britanik në Kajro.

U kënaqa duke qenë prift, duke ndihmuar popullin për disa vite. Megjithatë, thellë në brendinë time unë nuk isha i lumtur dhe ndjeja se diçka nuk është në rregull. Për fat të mirë, ishte vullneti i Zotit, disa ngjarje dhe raste në jetën time më çuan në Islam.

Një rast i rëndësishëm ishte vendimi për të lënë punën time në Vatikan, dhe të bëj një udhëtim në Egjipt.

Unë e mendoja Egjiptin si një vend i piramidave, deveve, rërës dhe palmave. Me një aeroplan çarter fluturova në Hurghada.

U befasova kur gjeta aty plazha të ngjashme me disa prej plazheve evropiane. Me autobusin e parë udhëtova për në Kajro, ku kam kaluar javën më të mrekullueshme në jetën time.

Kjo ishte për mua hera e parë që takohem me muslimanët dhe Islamin. Kam vënë re se si egjiptasit janë të butë, njerëz të ëmbël, por edhe shumë të fortë, të fuqishëm.

Ashtu si të gjithë britanikët, njohuritë e mia për muslimanët deri në atë kohë nuk tejkalonin atë që kam dëgjuar nga TV rreth kamikazëve dhe luftëtarëve, të cilët na kanë dhënë përshtypjen se Islami është një fe e keqe.

Megjithatë, në Kajro, kam zbuluar se sa e bukur është kjo fe.

Njerëzit shumë të thjeshtë tregtonin mallëra në rrugë dhe sapo e dëgjonin ezanin, ftesën për namaz, lutje, drejtojtoheshin me fytyrën e tyre drejt Kibles, me bindje ndaj Allahut, dhe luteshin, falnin namazin në xhami. Ata kanë një besim të fortë në vullnetin e Allahut. Ata luten, agjërojnë, ndihmojnë nevojtarët dhe ëndërrojnë të shkojnë në Mekë, në Qabe, me shpresën për të jetuar në Xhennet në botën tjetër.

Kur u ktheva, unë rifillova punën time të mëparshme, mësimin e fesë. E vetmja lëndë jo e detyrueshme në arsimin britanik është Studimi i Besimit Fetar. Unë i mësoja në lidhje me Krishterimin, Islamin, Judaizmin, Budizmin dhe fe të tjera. Pra, çdo ditë unë kam lexuar në lidhje me këto fe që të jam në gjendje për t’i mësuar nxënësit, shumë prej të cilëve ishin refugjatë arabë muslimanë. Me fjalë të tjera, duke i mësuar për Islamin mësova shumë gjëra.

Përndryshe, shumë të rinj problematik, këta studentë u bënë një shembull i mirë se si mund të jetë një musliman. Ata ishin të pastër dhe të sjellshëm. Pra, kështu u zhvillua një miqësi mes nesh dhe pyetën nëse ata mund të përdorin klasën time për lutje, namaz gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.

Për fat të mirë, dhoma ime ishte e vetmja dhomë me qilim. Kështu që unë ulësha në pjesën e pasme, në fund, dhe i shikoja duke u lutur gjatë një muaji. Kam kërkuar për t’i inkurajuar ata duke agjëruar gjatë Ramazanit edhe unë me ata, edhe pse unë ende nuk isha musliman.

Një herë, ndërsa isha duke lexuar një përkthim të Kur’anit të Shenjtë në klasë arrita në Suren 5, Ajeti 83:

“Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë , ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).” Për habinë time, unë ndjeva lotët që po gufonin nga sytë e mi dhe unë u përpoqa shumë për t’i fshehur atë nga studentët.

Një pikë kthese në jetën time, megjithatë, erdhi si pasojë e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator, 2001.

Të nesërmen, duke udhëtuar me metro nëntokësore vërejta se sa të tmerruar ishin njerëzit. Unë, gjithashtu, u frikësova se mund të ndodhin akte të tillaedhe në Britani. Në atë kohë, njerëzit perëndimorë filluan të kishin frikë nga kjo fe dhe njerëzit e fajësonin këtë fe për terrorizëm. Megjithatë, përvoja ime e mëparshme me muslimanët më udhëzojë në një drejtim tjetër. Unë fillova të me habi ‘Pse Islami? Pse ne e fajësojmë Islamin si fe për veprimin e terroristëve që ka ndodhur, pse fajtor të jenë muslimanët, kur askush nuk e akuzon Krishterimin për terrorizëm, kur disa të krishterë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë?

Një ditë shkova në xhaminë më të madhe në Londër, për të dëgjuar më shumë në lidhje me këtë fe. Kur hyna në Xhaminë Qendrore të Londrës, aty ishte Jusuf Islami, ish pop -këngëtari , i ulur në një rreth duke folur me disa njerëz në lidhje me Islamin. Pas një kohe, e pyeta atë. “Çfarë duhet të bëj që të bëhem musliman? ” Ai u përgjigj se një musliman duhet të besojnë në një Zot, të lutet pesë herë në ditë dhe të agjëroj muajin e Ramazanit. Unë e ndërpreva atë duke i thënë se unë i kam besuar gjithë këto dhe kam agjëruar edhe gjatë muajit të Ramazanit. Kështu që ai më pyeti: ‘Çfarë po prisni? Çfarë po ju pengon? Unë i thashë: Jo, unë nuk e kam ndërmend për t’u konvertuar.

Në atë moment filloi thirrja për namaz dhe të gjithë u ngritën në këmbë dhe u bënë rresht, në radhë, për të falë namazin. Unë isha ulur në fund të xhamisë dhe fillova të qajë dhe qava! Atëherë unë i thashë vetes: Kend jam jam unë duke u përpjekur për të mashtruar?”

Pasi ata e përfunduan namazin, lutjen, unë ju drejtova Jusuf Islamit, duke i kërkuar atij që të më mësojë fjalët me të cilat unë bëhem musliman. Pasi më shpjegoi kuptimin e Shehadetit apo Fjalën e Dëshmisë, në anglisht, unë deklarova Shehadetin pas tij në arabisht se Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i Allahut.

Jeta ime që atëherë mori një drejtim tjetër. Në Egjipt, kam shkruar një libër në lidhje me parimet e Islamit, me titullin “Kopshtet e Kënaqësisë: Një Paraqitje e Thjeshtë e Islamit”. Çdo njeri është duke thënë se Islami nuk është fe e terrorizmit dhe nuk është fe e urrejtjes, por askush nuk përpiqet të shpjegojë se çfarë është Islami.

Kështu që unë vendosa për të shkruar këtë libër për t’i dhënë jomyslimanëve një ide në lidhje me parimet themelore të Islamit. Unë u përpoqa për t’i treguar popullit se sa i bukur është Islami dhe se Islami ka thesaret më të jashtëzakonshme, dashurinë e muslimanëve, që është më e rëndësishmja, dashurinë për njëri-tjetrin. Pejgamberi, Muhammedi (paqja qoftë mbi të) thotë se Edhe një buzëqeshje është sadakë. ‘

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...