mbasadori i sapo emëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, është prezantuar përmes një video-mesazhi të bërë publik në faqen zyrtare të Bashkimit Europian.

Ai thekson se mirëpret bashkëpunimin për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave të Bashkimit Europian.

 

“Besimi i këtij posti në këtë moment jetik për Shqipërinë, është privilegj dhe nder i madh për mua. Mirëpres bashkëpunim me të gjithë ju,

 

për arritjen e ambicies sonë të përbashkët për ta sjellë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian”, thuhet mes tjerash në këtë video.