Turisti i huaj: Thethi ishte një mrekulli, shqiptari: Të kanë rrjepur mirë besoj

Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.

Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.

 

Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.

Në një koment për lexuesit e “Trip Advisor” një turist nga vendet Skandinave shkruan:

 

Në Theth erdha në muajin korrik, ishin ditët e fundit të muajit ndërsa bëheshim gati që më përpara me gruan time dhe dy vajzat e vogla se do të ishte ftohtë dhe me shumë siguri nuk do mundnim të shijonim këtë eksperiencë që mezi po e prisnim që të ndodhte. Mirëpo gjithçka ndodhi kundrejt mendimeve tona. Ishte një mrekulli, moti mbajti jashtëzakonisht shumë mirë. Veç kësaj, banorët u sollën shumë mirë me ne, çdo mëngjes na jepnin nga frutat e tyre të freskëta, dhe gatuanin çso gjë në mënyrë origjinale. Mund të themi që Thethi ishte zbulim për ne.

 

Por nuk ka “zgjatur” shumë dhe një qytetar shqiptar po aq aktiv në rrjetin turistik të “Trip Advisor” ka komentuar:

 

Thethi veç dy gjëra ka: të ftohtin e acartë dimër verë, dhe atë djathin e dhisë që e bëjnë të mirë. Ty më duket të paskan rropur mirë nga xhepat, edhe nuk e paske marrë vesh që ke harxhuar dyfish të çmimeve aktuale. Prandaj kot nuk thonë që tek të huajt bëjnë kërdinë me shtrenjtësinë e gjërave. Ik futja në ndonjë Itali, më dëgjo ia vlen më shumë se në këtë mender vend.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...