Soda e bukes është përshkruar në vitet e fundit si një ilaç i vërtetë për shëndetin tonë. Soda e bukës përdoret për të lehtësuar problemet e stomakut dhe për të trajtuar shumë kushte të tjera shëndetësore. Soda e bukës është gjithashtu e dobishme në shtëpi dhe mund të përdoret për të pastruar shumë sipërfaqe.

Por përdorimet e shumta të saj nuk janë reduktuar vetëm për ato të mëparshmet: Soda e bukës është një produkt i shkëlqyer për të mbrojtur dhe kujdesur për bimët, pasi ka veti këpurdhëvrasëse.

Miksoni 3 litra ujë me 4 lugë sode buke dhe aplikojeni atë në trëndafila për të luftuar njollat ​​e zeza të shkaktuara nga kërpudhat, ose pemë frutore për të parandaluar kërpudhat e shëmtuara.

Përforcon bimët. Soda përmirëson fotosintezën, duke lejuar një rritje më të fortë të gjetheve, shkruan . Para aplikimit të saj në tërë zonën, aplikoni një sasi të vogël në një gjethe për të parë se si bima reagon në 24 orët e ardhshme. Përzihet pak sodë me pak uthull dhe aplikohet.

Kundër parazitëve. Derdhni një lugë gjelle sodë në një litër ujë, pastaj spërkatni gjithë tokën.

Insektet. Përhapeni soden e bukës në tokë për të mbajtur larg milingonat ose insektet e tjera.