SHKODËR, SHPËRNDAHEN ÇANTA SHKOLLE PËR 100 FËMIJË

Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata Kombëtare e Jetimëve, me mbështetjen e Fondacionit “Besa” me qendër në Gjermani, kanë mundësuar shpërndarjen e 100 çantave për po kaq fëmijë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në sallën e Këshillit Bashkiak, e cila ishte mbushur si kurrë më parë me fëmijë dhe prindër, kryebashkiakja Voltana Ademi dhe kryetari i Shoqatës së Jetimeve të Shqipërisë Lulezim Resuli, kanë uruar fëmijët me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Në një pritje në zyrën e saj, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Ademi ka shprehur dëshirën për bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë, Fondacionin “Besa” dhe çdo organizëm tjetër në favor të kategorisë sociale të jetimëve.

Nga ana tjetër, bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim, i cili pritet të konkretizohet së shpejti me hapa të tjerë konkret.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...