Rimbursimi, mjekët nën presion. Pacientja: Në lagje thonë “kalo infarkt që ta përfitosh”

Mjekët e familjes dhe ata specialistë në qendra shëndetësore janë nën presion të vazhdueshëm për të mos lëshuar barna që janë në listën e atyre me rimbursim.

Pacientët, jo vetëm po sorollaten, por nuk u jepen barnat me rimbursim edhe kur atë ua kanë përshkruar mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza”.

 

“Te lagja nuk ma japin. Ata thonë se duhet të kisha kaluar infarkt dhe ishemi cerebrale”, shprehet Magadalena Nino.

 

Magdalena Mino është 79 vjeç dhe pasi ka qëndruar 10 ditë në QSUT dhe në fletëdaljen e saj i është përshkruar diagnoza e saj, fibrilacion atrial kronik, insuficiencë kardiake, hipertension arterial, insuficiencë venoze dhe se mjekët e QSUT kanë përcaktuar që duhet të trajtohet me ksarelto, i cili bën hollimin e gjakut. Por mjekët në qendrën shëndetësore të lagjes nuk ia japin.

 

Por rasti i Magdalenës nuk është i vetmi. Janë të shumtë pacientët që nuk e përfitojnë me rimbursim këtë bar, ndonëse është përfshirë në librin e barnave të rimbursueshme, për shkak të kufizimit që i bëri Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, pasi ky medikament është i kushtueshëm. I blerë në tregun farmaceutik ai kushton afro 10 mijë lekë të reja në muaj dhe pensionistet as që bëhet fjalë ta përballojnë.

 

Por burime të Top Channel thonë se mjekët e familjes janë nën presion dhe përveç gjobave që kapin vlerën deri në 400 mijë apo 500 mijë, kur paga e tyre është vetëm 40 mijë lekë ata po kërcënohen edhe me ndërprerje të kontratave me

 

Fondin nëse nuk i binden këtij udhëzimi për të pakësuar dhënien e xareltos apo dhe medikamente të tjera të kushtueshme që rëndojnë buxhetin e Fondit.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...