Qentë e rrugës janë një problem gjithmonë aktual në rrugët e qytetit . Kohet e fundit Shkodra është mbipopulluar nga ata duke u kthyer në shqetsim për mjaft qytetarë.

Themelueja e “Animals Need Me”, Oli Pero si shkak për këtë numër të lartë të tyre cilëson fenomenin e braktisjes nga bashkitë e tjera drejt asaj të Shkodrës.

Themeluesja Pero ben thirrje që të merren masa kundër këtij fenomeni pasi Shkodra nuk ka kapacittet për të mbajtur një numër kaq të lartë të këtyre kashfëve endacake.

Në Shkodër po aplikohen mjaft fushata sterilizimi për të reduktuar shtimin e këtyre kafshëve. Megjithatë braktisja e tyre nga rrethet drejt qytetit eshte kthyer në luftë për bashkinë Shkodër .

Kuptohet që strehimi i tyre përfshin një kosto të lartë ndaj të gjithë duhet të sensibilizohen dhe të mos braktisim këto qenj , duke ua lënë barrën të tjerëve.